Kompanitë kineze vlerësojn tregun Rus!
Ndërsa kompanitë perëndimore të teknologjisë ndalojnë shitjet në Rusi, pas pushtimit të saj në Ukrainë, rivalët kinezë kanë një mundësi për të përfituar nga largimi i tyre!
Kompanitë që kanë pezulluar shitjet në Rusi përfshijnë prodhuesit e smartfonëve Apple Inc. dhe Samsung, HP Inc, Dell Inc. dhe shumë tjerë
daljet e tyre vijnë pas sanksioneve nga SHBA-ja dhe aleatët ndaj Rusisë.
Gjigantët kinezë të teknologjisë megjithatë, kanë qëndruar në treg dhe nuk tregojnë shenja për t’u bashkuar sanksioneve.
Shumë prej tyre kanë krijuar lidhje të forta në Rusi gjatë dekadave të fundit, duke kapur më shumë se 40% të tregut për disa produkte teknologjike. sipas WSJ
*WSJ Tweet on China’s big tech dilemma
Chinese tech companies have an opportunity to capitalize as Western rivals halt sales to Russia following its invasion of Ukraine, but it might not be easy given the mounting obstacles https://t.co/bbLlH8fGCp
— The Wall Street Journal (@WSJ) March 7, 2022
Ata shpesh marrin aprovimin e tyre nga Pekini, i cili ka deklaruar kundërshtimin e tij ndaj sanksioneve të SHBA.
Ndërsa Rusia është një treg i vogël teknologjie sipas standardeve globale – ajo përbën rreth 2% të dërgesave globale të smartfonëve dhe kompjuterëve – është tregu më i madh i telefonave në Evropë, dhe një fushë beteje konkurruese teknologjike ku markat perëndimore konkurrojnë me rivalët kinezë. tabela ne vijim me detajet eksortuese nga Rusia
*OEC via BBC Chart on Russia’s export destinations
OEC Trade chart between Russia &China, last survey Nov 21
Kompania kineze Xiaomi Corp. është shitësi numër 2 i telefonave në Rusi, i pozicionuar mes liderit të tregut Samsung dhe vendit të tretë Apple, sipas hulumtimit tregut nga Counterpoint Research.
Lenovo, është shitësi i dytë më i madh i PC-ve në Rusi. (pas HP) e cila udhëhoqi tregun vitin e kaluar me më shumë se 21%, sipas International Data Corp. dhe,
Huawei, është shitësi kryesor i pajisjeve të telekomit në Rusi, ku konkurron me Ericsson.inc për kontratat e rrjetit 5G.