SHBA, i dhuron Ukrainës 100 dronë ‘kamikaze’!
SHBA dhuron mbi 100 dronë ‘vrasës’ në një paketë donacionesh për Ukrainën!
Presidenti Biden e ka miratuar kërkesën në fillim të këtij muaji, konfirmuan zyrtarët amerikanë.
Celeste Wallander, ndihmës sekretare e Mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare, u tha ligjvënësve se Kievi kërkoi armët, që quhen “dronë kamikaze”
- “Kemi zotuar 100 sisteme ajrore taktike ‘Switchblade’ për t’iu dorëzuar në paketën më të fundit presidenciale,”
Deklaron Wallander në dëshmin para Dhomës së Përfaqësuesve të Shërbimeve të Armatosura, ndërsa zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, u tha gazetarëve se dronët do të mbërrin në Ukrainë së shpejti.
Vendimi për të pajisur Ukrainën me dronë vrasës,
të njohur si ‘Switchblade’ vjen pas kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy drejtuar ligjvënësve amerikanë për pajisje shtesë ushtarake.
*Switchblade Kamikaze Chart-drones by Aeroinvment
Përdorimi i Switchblades në luftën në Ukrainë, mund të jetë përdorimi më domethënës i dronëve si armë në luftimet urbane.
AeroVironment, firma me bazë në SHBA që prodhon armën, nuk pranoi të komentojë.
Ekzistojnë dy variante të armës, Switchblade 300 dhe 600
- Varianti 300 është krijuar për të goditur objektiva të vegjël, dhe mund të futet në një çantë shpine, peshon pak më shumë se 5 kilogramë, dhe ka një distancë prej 10 miljesh.
- Versioni 600 i armës është krijuar për të shkatërruar tanke dhe automjete ekstra të blinduara. Ai peshon pak më shumë se 12 Kg dhe ka një rreze prej më shumë se 40 milje.
‘Switchblades’ janë të pajisura me kamera, sisteme navigimi dhe eksplozivë.
Armët mund të programohen për të goditur automatikisht objektivat që janë milje larg, ose mund të lëvizin sipër objektivit derisa të angazhohen nga operatori për goditje.
Sistemi i armëve 300 dhe 600 vetëshkatërrohen, pasi godasin objektivin e dëshiruar.
Çdo Switchblade, në fakt është një dron për një përdorim ose “kamikaze”.
Droni Switchblade vlerësohet të kushtojë deri në 6000 dollarë, sipas NBC, sipas NBC News report.