Qualcomm inc, do investojë në ‘Metaverse’
Qualcomm Inc., i njohur si furnizues i çipave për telefonat inteligjentë,
po ndanë mbi 100 milionë dollarë për të investuar në kompanitë që zhvillojnë teknologji të reja për ‘metaverse’, (një botë virtuale ku njerëzit mund të ndërveprojnë, punojnë dhe blejnë)
Qualcomm, do sigurojë financimin për bizneset dhe zhvilluesit në formën e investimeve të kapitalit dhe granteve.
Kompania do të fillojë të pranojë aplikime për fondin – i cili mban emrin e markës së produktit të saj Snapdragon.
Qualcomm, dëshiron të zhvillojë më tej metaversen dhe të zgjerojë tregun për çipat e kompanisë, deklaron shefi financiar Akash Palkhiwala.
*Tweet on Qualcomm esosytem
We need strong policies to enable a robust #semiconductor ecosystem. Effective policy can become the heart of a societal digital transformation spanning across industries. #TeamQualcomm is proud of our partnership with the EU to drive innovation, competition, and growth. #MSC2022 pic.twitter.com/TQEd2098nB
— Cristiano R. Amon (@cristianoamon) March 28, 2022
Qualcomm furnizon çipa për kufjet e realitetit virtual të Meta’s.
dhe në fillim të këtij viti njoftoi një partneritet me Microsoft-in,për të zhvilluar çipa të personalizuar të realitetit të shtuar.
Gjatë tremujorit të përfunduar,
kompania gjeneroi afërsisht 83% të të ardhurave të saj prej 10.7 miliardë dollarësh nga shitja e çipave
Brenda biznesit të tij me çipa, telefonat celularë përbënin 68% të të ardhurave, ndërsa Interneti, i cili përfshin çipa të lidhur me metaverset, përbënte 17% të shitjeve.
Burimet e tjera të të ardhurave të kompanisë përfshijnë frekuencën e radios dhe komponentët e automobilave.
Qualcomm ka bërë më parë investime të mëdha në fusha të reja të teknologjisë si, 5G dhe inteligjenca artificiale.
Fondi Metaverse,
i nisur këtë javë, plotsisht përputhet me qëllimin e kompanisë për të diversifikuar biznesin e saj kryesor