Login

Lost your password?
Don't have an account? Sign Up

IBM, shenon rritje në trendin ‘hibrid’

IBM po investon seriozisht tek inteligjenca artificiale, ndërsa biznesi ‘hibrid’ i reve kompjuterike po rritet!

IBM.Inc, raportoi rritje prej 8% në tremujorin e parë, në platformën e saj ‘hibride’ si fokusimi kryesor i transformimit të kompanisë teknologjike.

Të ardhurat u rritën në 14.2 miliardë dollarë, (nga 13.19 miliardë dollarë një vit më parë) sipas FactSet.

*IBM Tweet on Hybrid cloud & A.I

 

Rezultatet shenuan rritje prej 14% e të ardhurave nga ‘sektori hibrid’

  • Kompania pret rritje të të ardhurave këtë vit në nivelin e parashikimit dyshifror

Shefi Financiar Jim Kavanaugh,

tha se rritja e të ardhurave reflektoi kërkesën në rritje, e nxitur nga kompanitë që shpenzojnë më shumë në investime digjitale, në fusha si automatizimi, inteligjenca artificiale dhe siguria kibernetike.

“Shumica e kësaj rritjeje është fokusuar në më shumë kërkesa, pasi klientët dhe industritë po kërkojnë avantazhe të qëndrueshme dhe konkurruese,” tha z.Kavanaugh në intervistë.

Teknologjia digjitale, vazhdon të investojë në qendrat e të dhënave ndërsa ato po  konkurrojnë për tregun e llogaritur prej 214 miliardë dollarësh të ‘cloud’ raporton WSJ

 

IBM postoi një fitim nga operacionet e vazhdueshme, pasi të ardhurat e softuerit u rritën 12% në periudhën e fundit.

 

@thejournalbiz
burime IBM/FACTSET/WSJ
foto: IBM.inc