Christie’s synon digjitalizimin!
Shtëpia më e madhe e ankandeve në botë, Christies tha se po fillon firmën e saj investuese të brendshme, Christie’s Ventures,
Ku synimi primar do jetë, ofrimi fondeve për kompanitë e reja, teknologjitë e të cilave në fund mund të ndihmojnë koleksionistët të blejnë dhe shesin më shumë art, kryesisht digjital
Lëvizja e Christie vjen pasi rënies se fundit në kripto dhe shitja aksioneve të teknologjisë kanë detyruar firmat tradicionale të kapitalit të tërhiqen nga investimet për startup-et.
Christie’s, i cili kohët e fundit raportoi shitje të forta, tha se planifikon të investojë të paktën disa milionë dollarë në shumë startup në javët e ardhshme.
Tweet mbi digjitalizimin e Christie’s
@WSJ finds that World’s largest auction house is starting its own venture-capital firm, @ChristiesInc Ventures!
Christie’s is set to launch a venture-capital arm very soon!#digitalart #NFTs #Newshttps://t.co/OArV3zanuy— The_Journalbiz (@the_journalbiz) July 18, 2022
Kompania tha se tashmë ka investuar një shumë të pazbuluar në një startup LayerZero Labs, që synon të ndihmojë njerëzit të shpenzojnë ose të lëvizin asetet e tyre digjitale si kriptovalutat
- Christie’s po kërkon kompani, potencialisht të afta për të zgjidhur problemet që kanë penguar prej kohësh tregtinë e artit.
Z. Thakkar tha se këto mund të përfshijnë teknologji të krijuara për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të autenticitetit dhe gjurmimin dhe katalogimin e pronarëve të artit në mënyrë më efikase.
Mjete të tjera përfshijnë ato për të ruajtur dhe shitur në mënyrë më të sigurt asetet digjitale, të tilla si NFT-të që mbartin art, ose tokenat e pandryshueshëm që veprojnë si fatura digjitale.
*Christi’s – tweet mbi shitjet globale
Christie's announces £3.3 B/$4.1B in global sales for H1 of 2022, our best performance since 2015. Totals are +34% in GBP/+18% in USD higher than H1 2021, including the most expensive 20th Century artwork ever sold at auction: Andy Warhol's 'Shot Sage Blue Marilyn.' (1/3) pic.twitter.com/7ruTHpTFYJ
— Christie's (@ChristiesInc) July 12, 2022
Shitja prej 69 milionë dollarësh nga Christie’s e kolazhit digjital të artistit Beeple në fillim të vitit 2020 dëshmoi një kurreshtje dhe më shumë vëmendje kryqëzimit të artit dhe teknologjisë.
Christie’s tha se investimet e saj do të shtrihen përtej sferës së artit NFT, shitjet e të cilit janë tkurrur kohët e fundit.
Shitjet e vetë Christie të NFT-ve ranë nga 93.2 milionë dollarë gjatë gjysmës së parë të 2021 në më pak se 5 milionë dollarë gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
@thejournalbiz.com
burime:WSJ/Christie’s
foto: Christies inc