Beteja ne tregun EV intensifikohet, ndërsa Rivian dominon!
Tesla posa hapi fabrikën më të madhe të makinave në botë në Teksas-Austin,
mesazhi i Elon ishte i qartë, Cybertruck do të vijë në 2023
Megjithatë,
- Rivian është i vetmi prodhues i makinave që shet një kamionçinë plotësisht elektrik, ai është modeli R1T.
*Rivian tweet on EV Production
Shout out to our team in Normal working hard to ramp production of the R1T, R1S and EDV. We produced 2,553 vehicles in the first quarter, and 3,568 since the start of production late last year. We're excited about this progress, and especially to see more customer deliveries! pic.twitter.com/iy1HmS2CxA
— Rivian (@Rivian) April 5, 2022
Lojtarë të tjerë të mëdhenj në këtë fushë janë, GM që së fundi publikoi një video të GMC Sierra, ndërsa Toyota, Nissan dhe Ford janë të gjithë në prodhimin e modeleve të tyre EV, ndërsa rivaliteti ritet ndaj Rivian-it dhe Tesla-se për pjesën e tregut EV.
Muajin e kaluar, Nissan, tregoi gjithashtu një prototip të kamionit elektrik, një makinë futuristike ‘Surf-Out; si dhe Ford, Kohëve e fundit tha se ka regjistruar rreth 200,000 rezervime për F-150 Lightning të saj të ardhshëm elektrik
Me këto modele të ardhshme, kompanitë e makinave shpresojnë të fitojnë një avantazh në atë që tradicionalisht ka qenë një fushë beteje kryesore në biznesin e makinave.
Kamionët ‘Pick-up’ janë ndër ofertat më fitimprurëse të industrisë, veçanërisht për prodhuesit amerikanë të automjeteve si GM dhe Ford
Tani, prodhuesit tradicionalë të automjeteve jo vetëm që po përballen me njëri-tjetrin, por edhe me të sapoardhurit në treg, për të vendosur terren në hapësirën e kamionëve elektrike
*Tabela
Rivian, momentalisht e ka tregun për vete, tani për tani.
Pasi, është i vetmi prodhues i makinave që shet një kamionçinë plotësisht elektrike, modelin e tij, R1T.
Rivali i tregut GM planifikoi pickup-in e tij elektrik GMC Hummer prej 100,000 dollarësh, dhe Lightning F-150 i Ford-it me vlerë 40,000 dollarë pritet të shitet në vëllime shumë më të larta se Hummer, kur të dalë në shitje, konkludojnë analistët.
Elon Musk i Tesla-s tha se do fillojë të prodhojë pickup-in Cybertruck në vitin 2023.
Numri i modeleve të reja elektrike që vijnë nga startup-et do ta bëjë të vështirë për çdo kompani prodhuese tradicionale të automjeteve të dominojë çdo kategori të caktuar të tregut, tha në një shënim analisti i Bankës së Amerikës, John Murphy.