Twitter, së shpjeti me butonin ‘edit’
Twitter është duke zhvilluar një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të modifikojnë tweet-et pasi ato të jenë postuar!
Njoftimi vjen pasi Elon Musk zbuloi 9.2% të aksioneve në kompaninë e mediave sociale dhe pyeti ndjekësit e tij në një sondazh nëse e dëshironin funksionin.
Funksioni i redaktimit ka qenë një nga funksionet më të kërkuara në mesin e përdoruesve të Twitter për disa kohë, tha kompania.
“Njerëzit duan të jenë në gjendje të rregullojnë gabimet e shkruara ” tha z. Sullivan, por Kompania eshte e vetëdijshme se një funksion i tillë mund të keqpërdorej, tha ai.
- Sondazhi i Musk tërhoqi mbi 4.4 milionë vota.
Elon’s tweet poll on edit button
Do you want an edit button?
— Elon Musk (@elonmusk) April 5, 2022
Ekipi i Twitter mohoi se lëvizja kishte lidhje me sondazhin, por,
Parag Agrawal, CEO i kompanisë, e ripostoj atë, duke thënë
“Pasojat e këtij sondazhi do të jenë të rëndësishme. Ju lutem votoni me kujdes.”
Musk, i cili ka qenë një fans dhe kritik i Twitter-it, zbuloi një pjesë të madhe të aksioneve në kompani, duke e bërë atë një nga aksionerët e saj më të mëdhenj.
Lëvizja e befasishme bëri që aksionet e Twitter të rriten me 28%, rritja me e madhe në histori e Twitter-it.
*Shqyrtimi i një butoni redaktimi nga Twitter vjen pasi kompani të tjera të njohura të mediave sociale, përfshirë Facebook dhe Instagram, lejojnë përdoruesit të modifikojnë postimet e tyre.
@thejournalbiz
Twitter Inc