ish presidenti Trump lançon aplikacionin ‘Truth’ në Apple!
Aplikacioni ofrohet si alternativë ndaj gjigantëve të mediave sociale si Twitter dhe Facebook!
Sipërmarrja e re e mediave sociale e Donald Trump, ‘Truth Social’ u lançua mbrëmë në App Store të Apple, duke shënuar kthimin e ish-presidentit në mediat sociale pasi ai u ndalua nga disa platforma vitin e kaluar.
Aplikacioni ishte i disponueshëm dhe u shkarkua automatikisht në pajisjet Apple që u përkisnin përdoruesve që e kishin porositur paraprakisht.
Platforma sociale e Trump-it duhet të jetë ‘plotësisht funksionale’ deri në fund të muajit Marsit, sipas shefit ekzekutiv të Grupit të Medias, Devin Nunes.
‘Truth Social’ është faqja alternative e mediave sociale e ish-presidentit Trump, e krijuar për të luftuar kompanitë e teknologjisë së madhe si Facebook dhe Twitter, të cilat ai i pretendoi se censuron zërat dhe ‘perspektivat konservatore’ me prirje të djathtë.
- Trump u ndalua nga Twitter menjëherë pas trazirave të 6 janarit 2021, pasi ai vazhdoi të nxiste pretendimet për mashtrime zgjedhore në garën presidenciale
Faqja e dyqanit të aplikacioneve të ‘Truth Social’ tregoi se versioni i parë i aplikacionit, ose versioni 1.0, ishte i disponueshëm mbrëmë falas.
Ekipi i Trump po e cilëson “The Truth ” si një platformë të ‘Amendamentit të Parë’ që nuk do të censurojë zërat që nuk pajtohen.
Përpara se të ndalohej nga Twitter;
Trump kishte rreth 90 milionë ndjekës atje dhe e përdorte platformën Twiteer vazhdimisht, si për deklarata presidenciale, ashtu edhe për të sulmuar rivalët.